Flash News

E-TJERA

Manjani: Raporti i ODIHR i ka rënë ‘tullë në kokë’ blerjes së votës

Manjani: Raporti i ODIHR i ka rënë ‘tullë në

 

Juristi Ylli Manjani deklaroi se raporti i ODIHR për zgjedhjet e 14 majit është shumë i qartë dhe kërkon zbatimin e ligjit për shkeljet e gjetura.

Manjani tha për Syri Tv raporti i ODIHR flet për blerjen e votës dhe kërkon ndëshkimin e autorëve.

"Këtë radhë kemi raport konkret, tullë në kokë, e shkruar e zeza mbi të bardhë. Është hera e parë që ODIHR nuk tregon përralla, por thotë një realitet të provuar, të prekur.

Nëse e lexon gjuhën e përdorur në këtë raport, gjithkush vazhdon e zgjat mendimin. Raporti i ODIHR thotë se, ata që kanë për detyrë të zbatojnë ligjin, të marrin masa. Nuk thotë, grupi parlamentar, apo komisioni bipartizan, por autoriteti që ka për detyrë të hetojë në mënyrë të pavarur dhe të identifikojë të gjitha shkeljet e ligjit. Nuk thotë ndryshoni ligjin, por thotë zbatoje ligjin, të hetojë blerjen e votës, presionin ndaj votuesit, përdorjen e administratës të zgjedhjeve dhe mënyrës jo transparente të mbajtjes së tyre", tha Manjani.

Të fundit