Flash News

E-TJERA

Manjani thirrje SPAK-ut: T’i pritet koka atij që nxjerr informacionet e dosjeve hetimore

Manjani thirrje SPAK-ut: T’i pritet koka atij që nxjerr informacionet


Avokati Ylli Manjani i është drejtuar me një thirrje Prokurorisë së Posaçme, sa i përket dekonspirimit të operacioneve dhe daljes në shesh të sekreteve hetimore.

I ftuar në studion e “Now” në Euronews Albania, Manjani tha se SPAK duhet të marrë masa t’i “presë kokën” atyre që nxjerrin informacione nga dosjet.

“Është bërë një frymë e papranueshme dhe nuk është as në favor të drejtësisë, as në favor të hetimeve të paanshme dhe as në favor të informacionit për publikun. Praktika është që materialet e dosjes hetimore gjenden në publik. Kjo është e papranueshme. Koka, në kuptimin ligjor të fjalës, e një prokurori që është pronari i asaj dosje, duhet të bjerë njëherë që të mësohet njëherë e mirë kjo histori. Nëse ka një punë për të bërë SPAK-u sot është të ndalojë duke prerë kokën ligjërisht të prokurorit që është përgjegjës për një dosje hetimore”, u shpreh Manjani.

Të fundit