Flash News

E-TJERA

Marrëveshja për tarifat e reja të patentave: Rritje 2 deri në 3 herë në varësi të kategorisë

Marrëveshja për tarifat e reja të patentave: Rritje 2 deri

Nëse për të marrë lejen e zakonshme të drejtimit “klasi B” një kursant duhet të shpenzonte 45 mijë lekë, pa përfshirë kartonin dhe dokumentet shëndetësore, kostoja tanimë rritet në 85 mijë lekë.

Marrëveshja e arritur mes Shoqatave të Autoshkollave, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe asaj të Transportit Rrugor për rritjen e çmimit të patentave, e zbardhur nga A2 CNN, tregon se duke fillu7ar nga muaji prill, leja e drejtimit do të kushtojë nga 2-3 herë më shumë në varsi të kategorisë.

“Do ndodhë që do zhvillohet përgatitja teorike dhe praktike në bazë të nenit 121 të Kodit Rrugor në Republikën e Shqipërisë i cili konsiston në 36 orë teori dhe 34 seanca praktikë për klasin B”, ka thënë Tonin Gjinaj nga Shoqata e Autoshkollave.

Shqipëria, duke iu referuar çmimit të ri të patentës, ka çmim dyfish më të lartë se Kosova ku një kursant paguan 300 euro.

Marrëveshja për tarifat e reja të patentave: Rritje 2 deri

Të fundit