Flash News

E-TJERA

Mbahet sot në Tiranë takimi i ministrave të Punëve të Jashtme të Procesit të Berlinit, axhenda

Mbahet sot në Tiranë takimi i ministrave të Punëve të

Sot mbahet herë të parë mbahet në Shqipëri takimi i ministrave të Punëve të Jashtme të Procesit të Berlinit në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit.

I paraprirë nga një pritje një ditë më parë, ky takim do të mbledhë bashkë ministrat e Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor, shteteve të tjera pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit, përfaqësuesit e BE-së, si dhe organizatat rajonale.

Për herë të parë në histori, ky proces do të mbahet jashtë kufijve të BE, ndërsa sot 24 delegacione nga vendet anëtare të Procesit të Samitit të Berlinit do të mblidhen në Tiranë, i cili paraprin Samitin e Berlinit, që do të mbahet në 16 tetor.

AXHENDA:

9:00 –09:30 Mbërritja e krerëve të delegacioneve

9:30- 10:15 Hapja e Sesionit I

10:45 Sesioni II

12:20 Mbyllja e takimit

12:30 Konferencë e Përbashkët për Shtyp – *Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, Ministrja për Punët e Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Annalena Baerbock dhe Komisioneri i BE për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi (Media pool, për të gjitha mediat e akredituara.

Arritje kryesore të Procesit të Berlinit janë:

Krijimi i Zyrës Rajonale të Bashkëpunimit Rinor (RYCO),

Forumi i Investimeve i Dhomave të Ballkanit Perëndimor (ËBCIF)

Krijimi i Korridoreve të gjelbra brenda rajonit dhe korridoreve të gjelbra midis BP dhe vendeve të BE-së,

Marrëveshja Roaming (implementimi filloi me 1 korrik 2021)

Marrëveshja për uljen e tarifave roaming midis BP dhe BE-së (implementimi filloi më 1 tetor 2023)

Tre marrëveshjet e mobilitetit janë arritje të rëndësishme të bashkëpunimit rajonal në kuadër të procesit të Berlinit

 

Të fundit