Flash News

E-TJERA

Mbahet sot seanca e dytë e gjyqit në themel ndaj Ilir Metës

Mbahet sot seanca e dytë e gjyqit në themel ndaj Ilir Metës

Ilir Meta do të dalë sot sërish përpara Gjykatës së Posaçme në seancën e dytë të gjyqit në themel ndaj tij.

Seanca vjen pas paraqitjes së parë të Metës në sallën e gjyqit, ku ai u shfaq për herë të parë pas arrestimit, i vendosur pas kafazit të xhamtë. Gjatë asaj seance, ai lëshoi akuza të forta ndaj sistemit të drejtësisë, duke e cilësuar procesin ndaj tij si të padrejtë dhe të turpshëm.

Meta ka kërkuar që seancat gjyqësore të transmetohen drejtpërdrejt, duke argumentuar se kjo do të garantonte transparencë të plotë të procesit.

Kreu i Partisë së Lirisë përballet me akuza për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, akuza të cilat ai i ka mohuar vazhdimisht.

Të fundit