Flash News

E-TJERA

Mbeti i plagosur gjatë sherrit, vetëdorëzohet një nga të përfshirët në vrasjen e 66-vjeçarit në Sarandë

Mbeti i plagosur gjatë sherrit, vetëdorëzohet një nga

Është vetëdorëzuar në polici një nga personat e dyshuar si të përfshirë në konfliktin e dhunshëm në zonën e Gjashtës në Sarandë, ngjarje që përfundoi me vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili.

Bëhet fjalë për Kostandin Vogli, 31 vjeç, banues në Shën Vasil të Himarës, i cili u paraqit para autoriteteve rreth tre orë më parë. Ai është dërguar fillimisht në spitalin e Sarandës për të marrë ndihmë mjekësore, pasi kishte një plagë me armë zjarri në këmbë.

Gjatë qëndrimit në spital, Vogli është marrë në pyetje nga prokurorja e çështjes, ndërsa mësohet se pritet të transferohet drejt spitalit të Vlorës për trajtim më të specializuar dhe për arsye sigurie.

Sipas hetimeve paraprake, 31-vjeçari dyshohet se kishte pasur një konflikt me Tori Ruci. Mendohet se pasi e kishte parë Rucin në lokalin e Rexhep Ismailit, ai kishte thirrur disa persona të tjerë, çka çoi në përplasjen e dhunshme.

Konflikti nisi fizikisht me sende të forta dhe më pas degjeneroi në shkëmbim zjarri mes palëve. Dyshohet se Vogli u plagos nga të shtënat me kallashnikov të 66-vjeçarit, ndërsa më pas një prej të rinjve që ndodhej me të hapi zjarr me pistoletë, duke lënë të vdekur Ismailin.

 

Të fundit