Flash News

E-TJERA

Mbi 176 euro të fshehura në autobus që vinte me linjën Bari-Durrës, dy në pranga

Mbi 176 euro të fshehura në autobus që vinte me linjën

Dy persona janë arrestuar në Portin e Durrësit pasi tentuan të kontrabandonin një sasi të konsiderueshme parash dhe sende të tjera, përmes autobusit që vinte me tragetin e linjës Bari-Durrës.

A. A., 34 vjeç, dhe A. B., 51 vjeç, ishin të dy drejtues të autobusit ku u gjetën të fshehura paratë dhe mallrat.

Policia ka sekuestruar 176 190 euro, 500 dollarë, 50 euro të falsifikuara, një pako me fishekë çifteje dhe një sasi mallrash (qindra shishe verë, pije të tjera alkoolike dhe mallra të ndryshme). Mallrat dhe paratë u pikasën pas një kontrolli të dytë të imtësishëm të autobusit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Trafikimi i armëve dhe municioneve”, “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimi doganore ose të akcizës” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, të kryera në bashkëpunim.

Të fundit