Flash News

E-TJERA

Zgjidhen sot tre anëtarët e rinj në KLGJ, pesë kandidatë në garë

Zgjidhen sot tre anëtarët e rinj në KLGJ, pesë

Asambleja e Përgjithshme e Gjyqtarëve të Shqipërisë do të mblidhet sot për të zgjedhur tre përfaqësuesit e rinj në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Kandidatët të cilët garojnë janë gjyqtarët Emona Muçi e Irida Kacerja, gjyqtare të Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe gjyqtarët Alma Kodraliu, Gentiana Muçaj  e Markelian Koca nga gjykatat e Shkallës së Parë.

Ata do të zëvendësojnë tre prej anëtarëve që iu përfundon mandati, Brikena Ukperaj nga Gjykata e Apelit dhe Dritan Hallunaj dhe Marçela Shehu nga Gjykata e Shkallës së Parë.

Të fundit