Flash News

E-TJERA

Mbyllen aplikimet për Avokatin e Popullit, kush janë 14 kandidatët

Mbyllen aplikimet për Avokatin e Popullit, kush janë 14

Mbyllen aplikimet për postin e Avokatit të Popullit, pas përfundimit të mandatit 5-vjeçar të Erinda Ballancës.

Në garë për këtë post do të jenë 14 kandidatë. Ky është raundi i dytë, pasi dialogu me opozitën dështoi në dhjetor.  

Kandidatët:

Alket Jaupi
Bledar Dervishaj
Besim Ndërgjoni
Drita Avduli
Dardan Mustafa
Erald Aga
Endri Papajorgji
Edison Frangu
Robert Gajda
Lefterie Luzi
Sokol Hazizaj
Tartar Bazaj
Ilir Rusmali
Vitore Tusha

Sipas ligjit, për Avokat Populli mund të kandidojë çdo shqiptar që njeh ligjin, që nuk është i dënuar penalisht dhe nuk është deputet i Kuvendit. Ata fillimisht pyeten në seanca dëgjimore nga komisioni i ligjeve, që verifikon përmbushjen e kritereve për kandidim. Në fund të seancave dëgjimore, Komisioni miraton një listë me kandidatët dhe vlerësimet përkatëse për ta.

Ata që i përmbushin kriteret ligjore, duhet të marrin edhe mbështetjen e të paktën 28 deputetëve për të qenë zyrtarisht kandidat për Avokat Populli. Parlamenti zgjedh fituesin me 84 vota në seancë plenare.

 

 

Të fundit