Flash News

E-TJERA

Mbyllet për disa muaj Muzeu Etnografik i Elbasanit

Mbyllet për disa muaj Muzeu Etnografik i Elbasanit

Duke filluar nga data 8 Tetor 2024 , Muzeu Etnografik i Elbasanit i hapur në vitin 1986 do të mbyllet  për një periudhë prej 4 -6 muaj pasi në të do të kryhen punime restauruese  të nevojshme për shkak të amortizimit të çatisë, dyshemesë ,dyerve, dritareve etj.

Një kompani me mjaft eksperiencë  gjatë muajve në vazhdim do ë kryejë punime në Muzeun Etnografik të Elbasanit për përmirësimin  strukturor dhe estetik të saj dhe me synimin për të garantuar jo vetëm ambjente me pamje fantastike  por edhe tejet të sigurta për vizitorët që sivjet janë shumëfishuar krahasuar me vitin e kaluar.

Ky muze përmban kuadrin historik, zejtarinë, me rreth 80 lloje zejesh, veshjet , tipin e banesës qytetare karakteristike elbasanase. Në të ruhen me fanatizëm prodhimet artizanale të bëra nga qytetarë të ndryshëm elbasanas, si edhe një sërë dokumentash të cilat flasin për historinë e lashtë të këtij qyteti. Aty gjenden kostumet  e burrave dhe grave të cilat janë të punuara nga rrobaqepësit e talentuar elbasanas që shquheshin për stilin e veçantë shqiptar.

Ato janë  një mozaik i pasur veshjesh që pasqyrojnë  tiparet e krahinës etnografike. Në këtë muze gjenden jelekë, xhamadanë, xhybe, dollomane etj, të bëra me copa të kushtueshme, të zbukuruara me motive vendase e të thurura me gajtane e tel argjendi, ose ari. Kostumet e burrave e të grave ruhen në dhoma të veçanta të këtij muzeu  dhe dallohen për bukurinë dhe elegancën si edhe çmohen  shumë nga të huajt. Një dolloman apo xhybe e kategorisë së parë e punuar me copë kadife të kuqe të importuar që përdorej nga aristokracia e lartë kushtonte jashtëzakonisht shtrenjtë për kohën dhe jo gjithkush kishte fatin të  vishte një të tillë.

Të fundit