Flash News

E-TJERA

Mbyllet sezoni i rregullt në Shqipëri, Vllaznia në vendin e parë, Tirana i shpëton rënies

Mbyllet sezoni i rregullt në Shqipëri, Vllaznia në vendin e

Mbyllet java e 36-të dhe e fundit e sezonit të rregullt të kampionatit “Abissnet Superiore”, duke përcaktuar edhe të gjitha verdiktet e këtij edicioni.

Vllaznia e mbylli sezonin e rregullt në vendin e parë me 63 pikë, pas fitores 2-0 ndaj Flamurtarit dhe humbjes së AF Elbasanit 1-3 përballë Tiranës. Skuadra shkodrane siguroi kështu kreun, ndërsa AF Elbasani e përfundoi kampionatin në vendin e dytë me 62 pikë.

Triumfi ndaj AF Elbasanit i dha gjithashtu Tiranës mundësinë për të siguruar qëndrimin në “Abissnet Superiore” edhe për sezonin e ardhshëm.

Vora regjistroi një fitore të rëndësishme 5-2 ndaj Bylisit, duke siguruar qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar.

Katër skuadrat që kanë siguruar pjesëmarrjen në fazën “Final Four” janë Vllaznia, AF Elbasani, Egnatia dhe Dinamo City. Sipas rregullores, pikët e grumbulluara gjatë sezonit të rregullt do të përgjysmohen dhe katër ekipet do të përballen mes tyre në gjashtë ndeshje, që do të zhvillohen në stadiumin “Air Albania”, për të përcaktuar ekipin kampion të sezonit 2025-2026.

Të fundit