Flash News

E-TJERA

Mbyllja e spitalit të Tepelenës, banorët: Ku të shkojmë të vizitohemi?

Mbyllja e spitalit të Tepelenës, banorët: Ku të shkojmë

Mjekët e spitalit ‘Përparim Tepelena’ në Tepelenë kanë dalë kundër vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për transforminin e këtij spitali në qendër shëndetësore.

Tre dite më parë 6 nga 7 mjeke që ka spitali kanë bërë peticion ku kanë renditur kërkesat dhe arsyet për të mos e transferuar këtë institucion në qendër shëndetësore.

 “Për mua nuk është e drejtë, njerëzit kanë nevojë për shtrime. Këtu s’ka pse të mbyllet, se i ka të gjitha. Dëmton ekonominë, të vesh në Gjirokastër përditë. Është tjetër gjë se ca lozin ata."

"Po ne ku të vemi të vizitohemi, unë jam me hipertension. Të shkoj në Gjirokastër me 130 mijë lekë. Të varrosemi ku të vemi. Do vemi te shokët, te shumica”– u shprehën disa prej banorëve të Tepelenës.

Të fundit