Flash News

E-TJERA

"Më rrezikohet jeta", Durim Bami transferohet në burgun e Peqinit

"Më rrezikohet jeta", Durim Bami transferohet në burgun e

Durim Bami, i njohur ndryshe me nofkën ‘i forti i Niklës’’, është transferuar nga burgu i Fushë-Krujës në atë të Peqinit. A2 CNN mëson se zhvendosja e tij është motivuar me arsye sigurie.

Pas ekstradimit nga Dubai, Durim Bami u akomodua në paraburgimin "Jordan Misja" (313) në kryeqytet.

Pas disa kërkesash në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, ku pretendonte se i rrezikohej jeta, Bami u transferua në Fushë-Krujë, deri sot, kur forcat operacionale të DPB e kanë shoqëruar për në Peqin.

Në burgun e Peqinit është transferuar edhe Lulzim Berisha, i cili mbahej në burgun e Durrësi. 

Bami njihet gjithashtu edhe për lidhjet e forta të krijuara me njerëz në botën e krimit dhe të politikës.

 

Të fundit