Flash News

E-TJERA

"Me vrisni", zbardhet dëshmia e autorit të tragjedisë në Durrës: Nuk meritoj të jetoj më!

"Me vrisni", zbardhet dëshmia e autorit të tragjedisë

Zbardhet një pjesë nga dëshmia e autorit të aksidentin tragjik të kësaj të diele në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë, ndërsa një tjetër vijon të jetë në gjendje kritike në Spitalin e Traumës.

57-vjeçari Nikollë Radaçi mësohet të ketë deklaruar para hetuesve “me vrisni… nuk meritoj të jetoj.”  

Burime bëjnë me dije se në momentet e para ai ka qenë në gjendje të rënduar emocionale, si dhe nën efektin e alkoolit, çka ka vështirësuar marrjen e një dëshmie të plotë. Më pas, ai dyshohet të ketë pranuar se kishte konsumuar alkool para aksidentit dhe se nuk mban mend detaje nga ngjarja, ndërsa është shfaqur i tronditur nga pasojat fatale.

Sipas informacioneve paraprake, 57-vjeçari kishte krijuar shqetësim të vazhdueshëm për banorët e zonës, të cilët prej kohësh kishin ngritur ankesa për mënyrën e rrezikshme të drejtimit të automjetit, shpesh me shpejtësi të lartë dhe nën ndikimin e alkoolit. Madje, një ditë para ngjarjes, një prej banorëve kishte shmangur për pak një përplasje, teksa udhëtonte me nipin e tij të mitur.

Mësohet gjithashtu se ai ishte ndëshkuar edhe më parë nga policia për shkelje të ngjashme, ndërsa në të paktën dy raste i ishte hequr leja e drejtimit për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

 

Të fundit