Flash News

E-TJERA

“Më zëvendësoi një kuzhiniere”, ish-infermieri: Urgjenca është e mbushur me militantë të PS

“Më zëvendësoi një kuzhiniere”, ish-infermieri:

Sistemi mjekësor në Shqipëri shpesh është hasur me polemika ku qytetarët ankohen për stafin që punojnë aty. Për të hedhur pak “dritë” mbi këtë çështje ka menduar një person që ka punuar në fushën e mjekësisë.

Ish-infermieri i Urgjencës Kombëtare, Frok Bardhi ishte i ftuar në emisionin “Panorama e Mëngjesit” në Panorama TV. Ai ka deklaruar se skema e partonazhistëve që Urgjencën Kombëtare ka funksionuar që në vitin 2017 dhe gjithashtu ka akuzuar Ministrinë e Shëndetësisë sepse punëson njerëz që nuk janë të fushës nëpër spitale.

“Mua më kanë zëvendësuar me një kuzhiniere”.

Bardhi më pas foli për qëndrimin që i mbanin kolegët si dhe për patronazhistë që e ndiqnin nga pas për të parë se çfarë ai bënte.

“Shokët më iknin nga FB, më fshinin më bënin bllok. Sjelljen e mjekëve të Urgjencës dhe infermierëve që deri në momentin që u shtuan e u tejmbush Urgjenca me lloj lloj shoferi pijanec, kanë qenë njerëz me integritet.

"Fillimisht më mbështetën, çdo ditë që kalonte më largoheshin se kishte patronazhistë që në 2017. Një fakt i çuditshëm. Mua më ndiqnin qoftë në kafe, qoftë kur vija nga shpia kishte një njeri që më dilte para me makinë të më merrte për punë, që të shikonin çfarë do thoja, qoftë dhe në tualet."

"Dy-tre miqve të mi i thosha ka njerëz që më ndjekin, më vijnë nga pas. Më thoshin çfarë janë këto paranoja. Unë patronazhizmin e kam kuptuar që asokohe, spt është më keq gjendja se sa kur kam qenë unë."

"Ata kanë blerë disa ambulanca por atje ka njerëz që nuk dinë t’i përdorin. Atje kanë nisur punë si infermier pompistë. Mua më kanë zëvendësuar me kuzhiniere. Infermierja kuzhiniere vjen nesër e më bën mua gjilpëra. Ata kanë privatizuar Shqipërinë, nuk na lënë të flasim. Nuk e di deri kur do durojë ky milet”.

Më pas ish infermieri foli me tone të ashpra për një pjesë të personelit që sipas tij janë të paaftë për atë pozicion pune.

"Të tjerët janë gjysma persona që nuk e kanë në gjak, unë e kam pas babain në luftë ne Çamëri, një pjesë tjetër janë të paaftë. Aty ka njerëz që nuk dinë të bëjnë gjilpërë, ata janë skllevër, nuk i mirëkuptoj, ai lë vëllain e vet të vdesë."

'Unë kam denoncuar vdekjen e ish zv ministri të brendshëm një muaj pas rasti që zoti Muka e përmend e historia ka ardhur që, ish deputet i PS, se këta nuk janë as socialistë, e ka takuar një miku im e i ka thënë ore kam takuar atë djalin që ka denoncuar vdekjen e vëllait tënd e i ka thënë a i shkreti ka të drejtë më erdhën pa defribilator urgjenca po ca të bëjmë ne."

"Unë nuk mund të pranoj që vëllai im të vdesë për një shërbim që cdo ditë propagandohet dhe nga kryeministri. Aty ka militantë. Në Shkodër di një rast që 50 metra larg ka qenë ambulanca, personel personi dhe i ka vdek gjyshja s’i ka shkuar ambulanca për tre orë. Ata kanë privatizuar Urgjencën. Unë skllevërit nuk i dua."

Të fundit