Flash News

E-TJERA

Media greke artikull për turizmin shqiptar: Destinacion tërheqës, por ka ‘luftë’ për shezlongët dhe trafik

Media greke artikull për turizmin shqiptar: Destinacion tërheqës,

Media e njohur greke “Kathimerini” i ka kushtuar një shkrim turizmit në Shqipëri, ku evidenton bukuritë natyrore të vendit tonë, por edhe gabimet njerëzore, që vijnë nga keqmenaxhimi.

“Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Turizmit, Shqipëria ishte destinacioni i dytë me performancën më të mirë në botë për shtatëmujorin e këtij viti, me 19% më shumë hyrje ndërkombëtare se në 2019.

Brigje me ujëra bruz, natyrë e pasur, arratisje malore aty pranë, hotele mbresëlënëse, njerëz mikpritës, vizitorë nga e gjithë bota dhe më e rëndësishmja, në një paketë të përballueshme”, shkruan media greke.

Më tej evidenton problematikat si “lufta” për shezlongët, apo trafiku i akseve rrugore që të çojnë në bregdet.

“Sigurisht që ‘gabimet’ e turizmit masiv kanë filluar të prekin edhe Shqipërinë. Në plazhe ka pasur edhe ‘luftë shezlongu’, ndërkohë që trafiku në rrugën bregdetare ka qenë mjaft intensiv dhe në kufijtë me Greqinë dhe Malin e Zi janë krijuar radhë kilometrash”, shton “Kathimerini.

 

Të fundit