Flash News

E-TJERA

Mediat e huaja jehonë protestës së opozitës: Mijëra qytetarë në shesh kundër qeverisë

Mediat e huaja jehonë protestës së opozitës: Mijëra

Edhe mediat e huaja i kanë bërë jehonë protestës së opozitës.

Media e njohur “The Independent.ie” i ka dedikuar një shkrim protestës së të shtunës, ku mijëra qytetarë u mblodhën përballë Kryeministrisë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama.

Artikulli vë theksin tek arsyet e kësaj proteste, ku më së shumti përmendet çështja Rama-Mcgonigal, largimi në masë i shqiptarëve si dhe korrupsioni i kabinetit qeveritar.

"Ka ardhur koha që ky revolucion të nxjerrë paratë e korruptuara dhe t'i kthejë ato në paga dhe pensione më të larta," tha Berisha nga protesta.

Opozita akuzon gjithashtu Ramën se ka korruptuar Charles McGonigal, një ish-zyrtar i lartë i kundërzbulimit të FBI-së. Ky i fundit dyshohet se ka marrë një shumë prej 225 mijë dollarë nga një ish-agjent i inteligjencës shqiptare gjatë vizitës në vitin 2017 në vendin tonë.

Kryeministri Rama pranoi se e kishte takuar Mcgonial, por mohoi që i kishte dhënë para.

Opozita do të mbajë nesër një tjetër protestë para Parlamentit, pas asj të së shtunës dhe së hënës.

Të fundit