Flash News

E-TJERA

Mediat 'zbërthejnë' lidhjet e mafies shqiptare me qeverinë e Ekuadorit: Negociojnë për poste të larta shtetërore

Mediat 'zbërthejnë' lidhjet e mafies shqiptare me

Trafikantët shqiptarë të drogës janë rikthyer në vëmendjen e mediave ndërkombëtare në Ekuador.

Një raport policor i publikuar nga “La Posta”, ka vënë në dukje lidhjet e një shtetasi të identifikuar si Rubén Chérres, me strukturën kriminale të njohur si ‘mafia shqiptare’, një organizatë kriminale ndërkombëtare e lidhur me trafikun e drogës.

Me paraqitjen e pamjeve dhe transkripteve telefonike, produkt i hetimeve policore, do të verifikohej të paktën një takim mes Chérres dhe anëtarëve të mafies shqiptare në Guayaquil.

Zbulimi vjen pas një investigimi nga gazetari i La Posta Anderson Boscán, i cili tregon marrëdhëniet e Chérres me personalitete të afërta me qeverinë e Presidentit Guillermo Lasso dhe negociatat e tij për të marrë emërime në poste të larta brenda kompanive publike dhe ministrive.

“Pas muajsh të gjatë hetimi, La Posta ka gjetur një dokument që gjeneralët e republikës, ministrat e presidentit dhe vetë presidenti besonin se ishte shkatërruar. Ky është një raport i inteligjencës, inteligjencë kundër narkotikëve me bashkëpunimin e ambasadave të huaja në Ekuador aleate në luftën kundër trafikut të drogës, i cili regjistron monitorimin e anëtarëve të ndryshëm të karteleve të trafikut të drogës dhe gjeti lidhje të thella, shqetësuese dhe zbuluese me qeverinë kombëtare”.

Ai saktësoi se raporti ka 145 faqe dhe se do t'u dërgohet autoriteteve dhe instancave të ndryshme të drejtësisë, Kuvendit Kombëtar dhe mediave ndërkombëtare për të ditur detajet e hetimit.

Kompania Osaka Fish do të përdorej nga mafia shqiptare si mbulesë për operacionet e organizatës kriminale.

Sipas raportit, atë 5 maj, në kompaninë Osaka Fish mbërriti shtetasi Rubén Chérres, i cili ishte i lidhur me strukturën e Kumbarit të Madh dhe është mik i kunatit të Presidentit Guillermo Lasso, Danilo Carrera.

Chérres ka qenë i lidhur me hetimet për skemën e korrupsionit në kompanitë publike shtetërore. La Posta kujtoi lidhjet e tij duke vendosur një audio të një telefonate në të cilën Chérres negocionte pozicionet brenda ministrive me Danilo Carrera dhe në të cilën emërtohet ministri aktual i Jashtëm, Juan Carlos Holguín.

Sipas raportit, Chérres u takua sërish me anëtarët e organizatës kriminale në një kafene në Guayaquil, një takim që u regjistrua edhe në imazhe. Ashtu si një takim i tretë i mbajtur më 10 qershor të po këtij viti 2021, kur ai takoi një nga drejtuesit e grupit kriminal.

Raporti detajon përdorimin e automjeteve të ndryshme të nivelit të lartë, si Grand Cherokee, BMË dhe avionë të vegjël për të kryer lëvizjet e individëve që lidhen me hetimin.

La Posta shton se brenda raportit ka më shumë se 10 mijë transkripta të telefonatave, të gjitha të bëra me urdhër të gjykatës dhe në të cilat mund të konfirmohet lidhja midis Cherres dhe mafies shqiptare dhe “Kumbarit të Madh”.

Të fundit