Flash News

E-TJERA

Dita nis me aksidente, makinat përplasen me barrierat mbrojtëse në Lezhë dhe Qukës

Dita nis me aksidente, makinat përplasen me barrierat mbrojtëse

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Përrenjas – Librazhd, ku një automjet është përmbysur në mes të rrugës.

Ngjarja është regjistruar në fshatin Qukës, ku mësohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin e tij dhe për pasojë makina është përplasur me barrierat mbrojtëse dhe ka përfunduar e përmbysur në rrugë.

Paraprakisht raportohet se nuk ka të lënduar nga ky aksident, ndërsa grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Po ashtu një tjetër aksident ka ndodhur pak më para në rrugën dytësore Lezhë-Rrile pranë Ishull-Lezhë.

Një automjet që drejtohej nga një grua u përplas me murin rrethues të një banese dhe më pas u përmbys.

Fatmirësisht drejtuesja e mjetit, mori lëndime të vogla pa probleme për jetën.

Policia nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti, nga i cili u bllokua dhe rruga për rreth 60 minuta.

Të fundit