Flash News

E-TJERA

Merrte ryshfet, arrestohet oficerja e Policisë Gjyqësore në Tiranë

Merrte ryshfet, arrestohet oficerja e Policisë Gjyqësore në

Një Specialiste në Sektorin Kundër Krimit Ekonomik është vënë në pranga nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Oficerja e Policisë Gjyqësore, A. N 47 vjeç, dyshohet të ketë përfituar ryshfet kundrejt premtimit të lehtësimit të pozitave penale të personave të cilët kishte nën hetim.

Ndaj saj është caktuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

"Specialistët e Drejtorisë Rajonale të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Tiranë ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi” për punonjësen e policisë A.N., me detyrë Specialiste në Sektorin Kundër Krimit Ekonomik e Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Caktimi i masës u bë pasi Drejtoria Rajonale e AMP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) kreu hetime në kuadër të procedimit penal të vitit 2023, mbi dyshimet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.

Nga hetimet është krijuar dyshimi i arsyeshëm se 47-vjeçarja, në cilësinë e oficerit të Policisë Gjyqësore në Sektorin Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar, ka kërkuar e marrë një shumë monetare në formë ryshfeti, kundrejt premtimit të lehtësimit të pozitave penale të personave që hetonte. Vazhdojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme", njofton AMP.

Të fundit