Flash News

E-TJERA

"Orë 45 minuta", prindërit në Tiranë firmosin peticion për rikthimin e mësimit normal

"Orë 45 minuta", prindërit në Tiranë firmosin

Këtë javë nisi zyrtarisht mësimi në shkollat e vendit, por edhe këtë vit shkollor mësimi në qindra shkolla të vendit u vendos të zhvillohet sërish me turne për shkak të pandemisë Covid-19.

Ky vendim ka shqetësuar tej mase prindërit të cilët fajësojnë Ministrinë e Arsimit se nuk ka reflektuar për mangësitë e mësimit.

Për këtë, qindra prindër në Tiranë kanë nisur mbledhjen e firmave, me qëllim rikthimin e normalitetit në shkolla.

Mësohet se të Premten 1 Tetor në orën 17:30 do jetë një stendë te Pazari i Ri, ku prindërit mund të firmosin.

"Orë 45 minuta", prindërit në Tiranë firmosin
Peticioni i prinderve

Veç mangësive të fëmijëve në të nxënë, sipas prindërve problem emergjent janë edhe turnet e papërshtatshme me oraret e tyre të punës. Ky shqetësim thellohet për ata prindër të cilët kanë dy ose më shumë fëmijë në shkollë, ndërsa turnet e tyre janë të ndryshme.

 Peticioni ka nisur prej disa ditësh dhe do të shpërndahet në të gjitha shkollat e vendit. Kujtojmë se ministrja e Arsimit Evis Kushi ka deklaruar se mësimi me turne nuk është vendim përfundimtar dhe se është rekomanduar nga Komiteti I Ekspertëve të Shëndetësisë. 

 

 

Të fundit