Flash News

E-TJERA

Meta reagon pas raportit të Komitetit të Helsinkit: Paraburgimi po përdoret si instrument persekutimi politik

Meta reagon pas raportit të Komitetit të Helsinkit: Paraburgimi po

Ish-Presidenti Ilir Meta ka reaguar duke falënderuar Komitetin Shqiptar të Helsinkit për një raport, të cilin ai thotë se evidenton shkelje të të drejtave të tij gjatë qëndrimit në paraburgim.

Meta deklaron se raporti ngre shqetësime për “shkelje flagrante të të drejtave themelore njerëzore dhe politike”, duke e cilësuar paraburgimin e tij si një instrument ndëshkimi dhe persekutimi politik.

Sipas tij, situata lidhet me një qasje të motivuar politikisht nga qeveria, duke përmendur kryeministrin Edi Rama si përgjegjës për klimën politike ndaj tij.

Ai i bën thirrje institucioneve përgjegjëse që të zbatojnë rekomandimet e Avokatit të Popullit dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit, me qëllim garantimin e të drejtave themelore të personave të privuar nga liria.

Reagimi:

Falenderoj Komitetin Shqiptar të Helsinkit për raportin profesional dhe të paanshëm, që konstaton shkeljet flagrante të të drejtave të mia themelore njerëzore dhe politike në paraburgim, i shndërruar nga Edi Rama në instrument ndëshkimi dhe persekutimi njerëzor dhe politik ndaj meje.

Këto konstatime të vërteta të KShH nuk flasin vetëm për standardet çnjerëzore të trajtimit tim në paraburgim, identike me standardet e rrëmbimit, hetimit dhe gjykimit tim si terrorist në kafazin “me 5 yje”, por për një realitet tronditës që prek të gjithë të paraburgosurit në vend, përfshi edhe gardianët që punojnë në kushte skandaloze.

Paraburgimi vlen vetëm në funksion të hetimit në raste ekstreme, kur është i domosdoshëm dhe për një kohë të kufizuar, por kurrë nuk mund të përdoret si instrument persekutimi njerëzor dhe politik, si dhe paracaktimi fajësie duke dhunuar procesin e rregullt ligjor dhe gjyqesor, parimin e prezumimit të pafajësisë dhe barazinë e palëve në proces.

Respektimi i Kushtetutës dhe Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, i të drejtave themelore dhe dinjitetit njerëzor, i prezumimit të pafajësisë, i barazisë para ligjit dhe të palëve në proces, si dhe garantimi i transparencës para publikut nuk janë privilegje, por detyrime ligjore dhe standarde minimale të një shteti të së drejtës dhe demokratik.

Është e domosdoshme që institucionet përgjegjëse të marrin masa të menjëhershme për zbatimin e rekomandimeve përgjithësuese të Avokatit të Popullit dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit për çdo person të privuar nga liria.

Të fundit