Flash News

E-TJERA

Mik i viktimës, kush është Viktor Ruçi, objektivi i atentatit në Sarandë

Mik i viktimës, kush është Viktor Ruçi, objektivi i

Ky është Viktor Ruçi, shënjestra e atentatit të ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Gjashtë të Sarandës. Ruçi ishte mik i biznesmenit Rexhep Ismaili, i cili mbeti i vrarë me plumb në kokë.

Ngjarja ndodhi në lokalin e 66-vjeçarit, ndërsa raportohet se Ruçi kishte konflikt me persona të tjerë për çështje pronash.

Fillimisht, ka nisur një sherr mes 6 personave, Lulzim Tabaku, Idriz Çela, Eljo Muço, Kostandin Vogli, Marjo Agalliu dhe Ermal Shkalla. Konflikti ka nisur me sende të forta dhe më pas është përshkallëzuar në shkëmbim zjarri.

Gjatë përplasjes, Rexhepi ka qëlluar me armë automatike ndaj grupit të personave të përfshirë, ndërsa më pas një prej tyre ka hapur zjarr me pistoletë, duke i marrë jetën 66-vjeçarit në vendngjarje. Gjatë të shtënave ka mbetur i plagosur edhe Kostandin Vogli.

Të fundit