Flash News

E-TJERA

Ministri grek nesër në Tiranë për çështjen e detit, zbardhet axhenda

Ministri grek nesër në Tiranë për çështjen e
Greqia po përpiqet të rikthejë në tryezë negociatat me vendin tonë për çështjen e zonave detare, një proces që prej vitesh ka mbetur i bllokuar.

Në këtë kuadër, ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, do të zhvillojë të hënën një vizitë zyrtare në Tiranë, ku do të takohet me drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar.

Sipas mediave greke, Dendias pritet të zhvillojë fillimisht një takim me ministrin shqiptar të Mbrojtjes, Ermal Nufi, ndërsa më pas do të pritet edhe nga kryeministri Edi Rama. Në axhendën e vizitës është parashikuar edhe një drekë pune në rezidencën qeveritare.

Pas takimeve politike, ministri grek do të zhvillojë një takim edhe me Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joani.

Mediat greke raportojnë se Athina dhe Tirana synojnë të shfrytëzojnë klimën pozitive në marrëdhëniet mes dy vendeve për të zhbllokuar procesin e negociatave për detin, i cili ka mbetur pezull prej vitesh.

Në fokus të diskutimeve pritet të jetë edhe ideja e rikthimit të çështjes në rrugën e dakordësuar më herët për dërgimin e saj në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Të fundit