Flash News

E-TJERA

Ministri i Jashtëm serb refuzon foton familjare të minestralit në Tiranë, shkak prezenca e kryediplomates së Kosovës

Ministri i Jashtëm serb refuzon foton familjare të minestralit në

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka refuzuar të marrë pjesë në foton familjare me ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor dhe disa ministra të Bashkimit Europian, pas nisjes së takimit të ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit në Tiranë.

Pas arritjes së ministrave është bërë një fotografi e përbashkët, e ku ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç nuk mori pjesë për shkak të kryediplomates së Kosovës Donika Gërvalla.

24 delegacione nga vendet anëtare të Procesit të Berlinit janë pjesë e takimit të ministrave të Jashtëm i cili i paraprin samitit të Procesit të Berlinit që do mbahet në Tiranë më 16 tetor.

Sipas njoftimit nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, takimi do të drejtohet nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

Në të do të marrin pjesë: Komisioneri për Zgjerimin i KE, Oliver Varhelyi, përfaqësuesja e EAS, Angelina Eichhorst; ministrat e Jashtëm të Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës si dhe të vendeve anëtare të Procesit të Berlinit si Gjermania, Austria, Greqia, Hungaria etj.

 

 

Të fundit