Flash News

E-TJERA

Ministria e Jashtme: Kthehen nga Izraeli edhe 7 shqiptarë, mes tyre një i mitur

Ministria e Jashtme: Kthehen nga Izraeli edhe 7 shqiptarë, mes tyre

Shtatë shqiptarë i kanë ikur luftës në Izrael edhe kanë mbërritur mbrëmë në atdhe. Lajmin e bëri të ditur ministria për Punët e Jashtme dhe Evropës ku lajmëroi se mes tyre ishte edhe një i mitur.

Dje në orët e vona të mbrëmjes përmes një fluturimi nga Tel Aviv në Shkup të koordinuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut kanë mbërritur edhe 7 shtetas shqiptarë mes tyre dhe një i mitur.

Nën kujdesin e MEPJ, pasi kanë mbërritur në Shkup, janë nisur drejt Shqipërisë për në qytetet ku ata jetojnë dhe banojnë.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po punon ngushtësisht dhe është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha ministritë e vendeve të tjera të rajonit për t’i ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve që kërkojnë të kthehen në vendet e tyre.’-thuhet në njoftimin e ministrisë.

Kujtojmë se pak ditë më parë, nga Izraeli janë evakuuar edhe 40 studentë shqiptarë.

Të fundit