Flash News

E-TJERA

Miratohen tarifat e Mjekësisë, sa do të paguajë një student që kundërshton punësimin e detyruar për 5 vjet brenda vendit

Miratohen tarifat e Mjekësisë, sa do të paguajë një

Ndonëse studentët e Mjekësisë vijojnë bojkotin dhe protestojnë, duke kërkuar anulimin e një projekt-ligji, që parashikon punësimin e tyre të detyruar deri në 5 vjet pas përfundimit të studimeve, Universiteti i Mjekësisë ka miratuar sot tarifat pas mbledhjes së bordit të administrimit.

Në vendimin e bordit thuhet se çdo student që nuk përmbush detyrimin ligjor, për të ofruar shërbim shëndetësor nga 3 deri në 5 vite në vendin e tij pas studimeve, do të duhet të paguajë një tarifë rreth 249 mijë lekësh të reja për çdo vit studimi.

Nuk dihet ende se si do të reagojnë studentët të cilët e kanë bojkotuar mësimin duke lënë bosh auditorët që në nisje të vitit të ri akademik.

 

Të fundit