Flash News

E-TJERA

Miratohet me 114 vota pro rezoluta për integrimin në BE, u dakordësua mes PS e PD

Miratohet me 114 vota pro rezoluta për integrimin në BE, u

Me një konsensus të rrallë politik, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar projekt-rezolutën për integrimin e vendit në Bashkimin Europian, duke bashkuar votat e mazhorancës socialiste dhe opozitës demokratike.

Rezoluta kaloi me 114 vota pro, asnjë kundër dhe vetëm një abstenim, atë të deputetit të Partisë Demokratike, Bujar Leskaj. Ky votim i përbashkët konsiderohet një sinjal i fuqishëm uniteti drejtuar Brukselit dhe një demonstrim i vullnetit politik kombëtar për të avancuar me procesin e negociatave të anëtarësimit.

Dakordësia e gjerë në Kuvend për këtë çështje strategjike përfaqëson një moment të rëndësishëm të bashkëpunimit konstruktiv mes palëve politike.

Të fundit