Flash News

E-TJERA

“Mirë bëtë që na arrestuat, se këtu është ftohtë”, dy shqiptarët habisin policisë britanike

“Mirë bëtë që na arrestuat, se këtu

Dy shqiptarët, të cilët u kapën gjatë tentativës për të vjedhur vilën luksoze prej 1.5 mln paundë të një futbollisti në Angli do të burgosen e më pas dëbohen.

23 vjeçari Sebastiano Gjoni dhe 26 vjecari Skelidano Koliqi, u arrestuan pasi kishin hyrë në një shtëpi në zonën e vilave të futbollistëve në Cheshire, gjatë janarit që shkoi. 

Policia u sinjalizua për vjedhjen kur rezidentët që gjendeshin në shtëpi telefonuan në numrin e emergjencës 999 pasi dëgjuan zhurma në banesë rreth orës 21.00.

Gjoni i tha policisë se nuk kishte dashur të shkaktonte ndonjë dëm dhe tha se ishte i lumtur që u kap, pasi ishte ftohtë dhe ata nuk dinin ku të shkonin. 

Dy të rinjtë u shprehën me ironi: Shumë mirë bëtë që na kapët, sepse këtu është shumë ftohtë për të qëndruar” , raporton Dailymail.

Të fundit