Flash News

Rajoni

Mitsotakis nga Tirana: Zgjidhja e çështjes ‘Beleri’, kusht që Greqia t’i hapë rrugë integrimit të Shqipërisë

Mitsotakis nga Tirana: Zgjidhja e çështjes ‘Beleri’,

“Greqia mbështet në mënyrë të vendosur dhe të palëkundur perspektivën e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor”.

Kështu u shpreh kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë. Mitsotakis, teksa iu referuar çështjes së Fredi Belerit, e bëri edhe njëherë të qartë se Beleri ka të drejtë të betohet si kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës.

“Fatkeqësisht, mikesha jonë, Shqipëria ka bërë lëshime të rëndësishme për këtë çështje së fundmi dhe e kam fjalën konkretisht për rastin e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, i cili ndodhet në paraburgim prej pesë muajsh.

Dua të theksoj respektin tim për pavarësinë e gjyqësorit shqiptar dhe nuk kam dëshirë të ndërhyj në mënyrën se si funksionon. Megjithatë, dua të theksoj se Fredi Beleri ka të drejtë të betohet si kryetar i Bashkisë së Himarës edhe nëse është në paraburgim”, deklaroi kryeministri grek për mediat.

Kryeministri vuri në dukje se zgjidhja e çështjes së Belerit është një kusht që Greqia të pranojë fillimin e negociatave të Shqipërisë me BE-në.

“Do të përsëris se zgjidhja e kësaj çështjeje është një kusht i domosdoshëm që Greqia të ndërmarrë hapin e radhës dhe të pranojë nisjen e procesit të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Shpresoj dhe uroj që ky problem të zgjidhet në frymë bashkëpunimi dhe humor të mirë, pa i lënë në hije më tej marrëdhëniet tona mes dy shteteve”, tha ai.

Të fundit