Flash News

E-TJERA

Mjeku Alimehmeti jep alarmin: Kjo sëmundje po vret shqiptarët, shënohen 36 të vdekur në ditë

Mjeku Alimehmeti jep alarmin: Kjo sëmundje po vret shqiptarët,

Mjeku Ilir Alimehmeti ka dhënë alarmin se sëmundjet e zemrës renditen të parat që po kërcënojnë shqiptarët.

Në një intervistë për Euronews Albania, mjeku tha se 50% e të gjitha vdekjeve kanë si shkak kryesor sëmundjet e qarkullimit të gjakut.

13 mijë e 82 vdekje në vit shkaktohen nga këto problematike dhe i bie 36 humbje jete në ditë vetëm vdekje jo sëmundshmërinë,” – tha mjeku.

Pas problemeve kardiake, në vend të dytë dhe të tretë janë vdekjet nga shkaqe të papërcaktuara dhe tumoret.

“Me interes është të vesh re se 23,3% të humbjes së jetës janë pa shkaqe të papërcakuara mirë. Është e pakuptueshme që 1 në 5 humbje jete nuk kemi informacion pse ka humbur jetën këtu mund të fshihen shumë situata të ndryshme, si rrjedhojë ky numër është më i lartë. Tumoret vijnë në vend të tretë,” – u shpreh Alihmehmeti.

 

 

Të fundit