Flash News

E-TJERA

Mjeti del nga rruga, plagoset pasagjerja në Vlorë

Mjeti del nga rruga, plagoset pasagjerja në Vlorë

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë.

Mësohet se një makinë ka dalë nga rruga e për pasojë është plagosur pasagjerja.

Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Vlorë-Kuç, në afërsi të fshatit Drashovicë, shtetasi, 52 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë mjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar pasagjerja në këtë mjet, shtetasja, 42 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Të fundit