Flash News

E-TJERA

"Mos klikoni në linke të dyshimta", AKSK apel qytetarëve: Po mashtrojnë përmes imitimit të e-Albania

"Mos klikoni në linke të dyshimta", AKSK apel

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike i ka bërë apel qytetarëve të tregojnë kujdes nga faqet false që imitojnë institucionet zyrtare.

AKSK thotë se është njoftuar për një rast 'phishing' të shpërndarë përmes rrjeteve sociale, ku përdoruesit ridrejtohen në një faqe që imiton platformën zyrtare e-Albania me qëllim vjedhjen e të dhënave personale.

“Menjëherë pas identifikimit të rastit, AKSK ka ndërmarrë masat përkatëse dhe në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit, domain-et dhe adresat IP të përdorura në këtë aktivitet keqdashës janë dërguar për bllokim pranë AKEP. BËNI KUJDES! Mos klikoni në linke të dyshimta që ju vijnë në rrjetet sociale apo aplikacione komunikimi. Mos vendosni të dhënat tuaja personale apo bankare në faqe të pa verifikuara. Verifikoni gjithmonë adresën zyrtare të platformave përpara se të identifikoheni. Platforma zyrtare e e-Albania aksesohet vetëm përmes adresave zyrtare institucionale. Sulmet phishing synojnë të mashtrojnë qytetarët përmes imitimit të faqeve të njohura dhe kërkojnë vigjilencë të shtuar nga çdo përdorues online”, thuhet në njoftim.

Të fundit