Flash News

E-TJERA

Mot i keq në vend, IGJEO paralajmëron përmbytje në këto qarqe

Mot i keq në vend, IGJEO paralajmëron përmbytje në këto

IGJEO ka paralajmëruar rrezik për përmbytje dhe rrëshqitje dherash në disa qarqe të vendit, për shkak të reshjeve intensive dhe motit të paqëndrueshëm që ka përfshirë vendin gjatë fundjavës.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, reshje me intensitet mesatar deri të lartë janë regjistruar në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Elbasan. Në disa zona, moti i keq është shoqëruar edhe me shtrëngata dhe shkarkesa elektrike, duke shtuar rrezikun për probleme në zonat urbane.

IGJEO thekson se intensiteti i reshjeve mund të sjellë vërshime dhe përmbytje të lokalizuara, kryesisht në qarqet Durrës, Shkodër dhe Lezhë, ku problematikat me kanalizimet mbeten shqetësuese.

Ndërkohë, era e fortë pritet të vijojë gjatë orëve në vijim dhe gjatë natës së të shtunës, veçanërisht në zonat bregdetare dhe ultësirë. Të dielën moti parashikohet të jetë më i qetë, me reshje më të dobëta në të gjithë territorin.

Sa i përket temperaturave, të dielën maksimalet në zonat e ulëta do të arrijnë deri në 20 gradë Celsius, ndërsa në zonat malore minimalet do të zbresin deri në 6 gradë Celsius.

 

 

Të fundit