Flash News

E-TJERA

Moti i keq thyen pemët në zonën e Plepave, probleme në qarkullimin e mjeteve

Moti i keq thyen pemët në zonën e Plepave, probleme në

Moti i keq me reshje të dendura dhe erë të fortë ka sjellë probleme në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve në disa zona të Durrësit gjatë kësaj të shtune.

Vështirësitë më të mëdha u regjistruan në zonën e Plepave, ku disa pemë të rrëzuara bllokuan pjesërisht rrugën dytësore pranë rrethrrotullimit.

Shërbimet emergjente ndërhynë për largimin e pemëve dhe pastrimin e aksit, duke rikthyer normalisht lëvizjen e mjeteve. Ndërkohë, autoritetet u bëjnë apel qytetarëve të tregojnë kujdes për shkak të kushteve të paqëndrueshme atmosferike.

Të fundit