Flash News

E-TJERA

“Muri i Madh Kinez” në Tiranë, selia e ambasadës “gëlltit” trotuarin

“Muri i Madh Kinez” në Tiranë, selia e ambasadës

Pranë zonës së njohur si “Nisharaku” në Tiranë, ndërtimi i ambienteve të reja të Ambasadës së Kinës ka sjellë shqetësime për qytetarët, për shkak të ngushtimit të trotuarit.

Hapësira e dedikuar për këmbësorët është reduktuar ndjeshëm, duke e bërë të vështirë kalimin e personave me aftësi të kufizuara apo të nënave me karroca fëmijësh.

Gjatë verifikimeve në terren rezultoi se gjerësia e trotuarit ndryshon nga një pjesë në tjetrën dhe në zona të caktuara ngushtohet ndjeshëm për shkak të murit rrethues të ambasadës, pemëve dhe tabelave rrugore.

Banorët e zonës shprehen se problematika duhej të ishte parashikuar përpara ndërtimit të murit rrethues të ambasadës dhe kërkojnë ndërhyrje nga institucionet përgjegjëse për zgjidhjen e situatës. Tv Klan

Të fundit