Flash News

E-TJERA

Ndahet dosja “Meta”, Gjykim i shkurtuar për Fatime Kryemadhin, Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun

Ndahet dosja “Meta”, Gjykim i shkurtuar për Fatime Kryemadhin,

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ndarë çështjen për të pandehurit në dosjen ndaj ish-presidentit Ilir Metës dhe ish bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhit.

Gjykata e Posaçme ndau më vete me gjykim të shkurtuar tre të pandehurit e tjerë, ndaj kësaj forme gjykimi do t'i nënshtrohen të pandehurit nëna e Monika Kryemadhit, Ema Çoku, mikeshë e saj, të akuzuara për pastrim parash, si dhe ish-kreu i AKEP Pirro Xhixho, i pandehur për korrupsion.

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi po hetohen nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, lidhur me aferën Cez-Dia dhe lobimin e LSI-së në SHBA. 

Të fundit