Flash News

E-TJERA

Ndahet dosja ‘Veliaj’, caktohet trupa e gjyqtarëve që do gjykojë kryebashkiakun dhe 10 të tjerët

Ndahet dosja ‘Veliaj’, caktohet trupa e gjyqtarëve që do

Gjykata ka caktuar trupën gjykuese që do të shqyrtojë çështjen ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, si dhe të pandehurve të tjerë që nuk kanë kërkuar gjykim të shkurtuar. Në përbërje të trupit gjykues janë gjyqtarët Elsa Ulliri, Flora Hajredinaj dhe Besmir Stroka.

Vendimi vjen pasi në seancën e 27 prillit, gjykata vendosi ndarjen e dosjes në dy fraksione, duke pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar të një pjese të të pandehurve. Mes tyre janë biznesmeni Elman Abule dhe ish-deputetja e Partisë Socialiste Klotilda Bushka.

Në gjykim të zakonshëm, pa procedurë të shkurtuar, do të përballen: Erion Veliaj, Ajola Xoxa, Gentian Sula, Meriman Palushi, Shkëlqim Fusha, Sokol Kryeziu, Linda Kazani, Erald Simixhiu, Ina Goxhaj, Valmir Xoxa dhe Flutura Xhani.

Ndërkohë, me procedurë të gjykimit të shkurtuar do të gjykohen: Elman Abule, Fatmir Bektashi, Mirton Lika, Frosina Bollo, Adela Kondakçiu, Fatjon Baci dhe Klotilda Bushka.

Të fundit