Flash News

E-TJERA

Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare ish-kryetari i Kuvendit, Servet Pëllumbi

Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare ish-kryetari i Kuvendit,

Ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi është ndarë nga jeta mbrëmjen e sotme në moshën 89-vjeçare.

Ai zhvilloi një karrierë të gjatë në radhët e Partisë Socialiste dhe në Kuvendin e Shqipërisë, ku mbajti edhe postin e kryetarit të Parlamentit.

Për kontributin e tij në jetën publike, Servet Pëllumbi është nderuar me urdhrin “Gjergj Kastriot Skënderbeu”, akorduar nga ish-presidenti Alfred Moisiu.

I lindur më 14 dhjetor 1936 në Korçë, ai mbajti disa mandate si deputet dhe u përfshi në role kyçe në drejtimin e Kuvendit, duke qenë një nga emrat e njohur të politikës shqiptare gjatë dekadave të fundit.

Të fundit