Flash News

E-TJERA

Ndalimi i Malltezit/ Analisti: Nuk dihet ku mbaron Balla dhe ku fillon Kraja

Ndalimi i Malltezit/ Analisti: Nuk dihet ku mbaron Balla dhe ku fillon Kraja

Ndalimi i Jamarbër Malltezit dhe masa e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ për kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha, është komentuar edhe nga analisti Enton Abilekaj.

Në një status në Facebook, Abilekaj shkruan se, ende nuk dihet se ku mbaron Taulant Balla dhe fillon Arben Kraja.

 ‘Qëlloi pak keq ky arrestimi sa u shpall aksioni i Rezistencës. Do ishte fatkeqësi që të përdorej SPAK kundër aksioneve opozitare.

Gjithsesi, derisa të kuptohet ku mbaron Taulanti dhe ku fillon Arben Kraja, çdo hetim i pavarur, në gjendje të lire apo në burg, është i mirëpritur’, shkruan Enton Abilekaj në Facebook.

Të fundit