Flash News

E-TJERA

‘Ndërhyrja’ e Yuri Kim në PD, ambasadorja franceze: Nuk kemi pse vendosim në vend të shqiptarëve

‘Ndërhyrja’ e Yuri Kim në PD, ambasadorja franceze: Nuk

Roli dhe ndërhyrja e ambasadorëve në punët e brendshme të një vendi, ka qenë temë diskutimi për vitin e kaluar. Kjo mori shkak pas ndërhyrjes së ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, në debatet e selisë blu.

Në një intervistë për Euronews Albania, ambasadorja franceze Elisabeth Barsacq, u shpreh se nuk është në dorën e ambasadorëve të huaj të vendosin në vend të shqiptarëve.

“Pra janë dy gjëra njëkohësisht: ndërhyrja e të huajve nxitur nga dëshira e një shteti të ri të marrë konfirmim se po vepron mirë, dhe nga ana tjetër kritika ndaj kësaj ndërhyrjeje. Unë jam tepër e kujdesshme dhe ne nuk kemi pse të vendosim në vend të shqiptarëve”, u shpreh Barsacq.

Ndër të tjera, ambasadorja u shpreh se pavarësisht njohjes së mirë që mund të ketë një diplomat për vendin ku shërben, sërish duhet të qëndrojë në sipërfaqe të realitetit të tij.

“Nuk duhet harrur për më tepër se një diplomat, edhe pse mund të flasë mirë gjuhën, të njohë historinë apo të informohet shumë, ai do të jetë përherë në sipërfaqe të realitetit të vendit, edhe pse përpiqeni pareshtur të thellohemi, por nuk i kemi të gjitha çelasat për të kuptuar. Kjo duhet mbajtur përherë para sysh, si dhe natyrisht Konventat e Vjenës”, tha ambasadorja franceze.

Të fundit