Flash News

E-TJERA

Ndërroi jetë pas dhunimit në Tiranë, flet nëna e Joy-t: Duam drejtësi, spitali nuk dha raport mjekësor

Ndërroi jetë pas dhunimit në Tiranë, flet nëna e Joy-t:

Vdekja e 22 vjeçares, Joyo Aoko nga Kenia tronditi mediat në Shqipëri. Ajo u dhunua brutalisht nga persona të paidentifikuar dhe që prej muajit gusht të vitit 2022 ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore.

Joy kishte jetuar në Shqipëri, në një banesë me qera në rrugën “Pandeli Evangjeli”. Pas vdekjes së saj ka folur për mediat vendase edhe e ëma, Ruth Abongo.

"Kemi humbur vajzën time. Unë vetëm shpresoj si familje të kemi drejtësi", ka thënë Ruth.

Mamaja e viktimës kishte udhëtuar në Shqipëri për ta takuar, por u shokua kur e gjeti vajzën e saj në atë gjendje.

"Nuk e njihja, kishte shembje dhe e gjymtuar kudo. Doktorët nuk kishin më shpresa sepse i kishin dhënë mjekimet dhe kishin kaluar 6 javë. Ata po pyesnin veten se përse ajo nuk po zgjohej. Drejtësia? Deri më tani nuk kemi lajme të reja. Ata më thanë që do ta investigonin dhe do të më kontaktonin kur të kishin nevojë për mua. Por që nga gushti nuk më kanë kontaktuar. Spitali i parë që u dërgua nuk dha një raport mjekësor", është shprehur Ruth.

Të fundit