Flash News

E-TJERA

Ndërron jetë ish-Nunci Apostolik në Shqipëri, Luigi Bonazzi

Ndërron jetë ish-Nunci Apostolik në Shqipëri, Luigi Bonazzi

Ish-Nunci Apostolik në Shqipëri, Luigi Bonazzi, ka ndërruar jetë ditën e sotme.

Lajmin e ka dhënë Arqidioqeza Metropolitane Shkodër-Pult në një postim në rrjetet sociale, por nuk bën me dije shkaqet e vdekjes.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin e kalimit në amshim të Imzot Luigi Bonazzi, ish-Nuncit Apostolik në Shqipëri, një bari i urtë dhe shërbëtor i palodhur i Selisë së Shenjtë.

 Me një përkushtim të jashtëzakonshëm, ai shërbeu me dashuri në vendin tonë, duke forcuar marrëdhëniet e Kishës me popullin shqiptar dhe duke lënë një dëshmi të gjallë të pranisë së dashurisë së Krishtit”, shkruhet në postim

Të fundit