Flash News

E-TJERA

Ndërron jetë në urgjencën e QSUT i dënuar për vr*sje

Ndërron jetë në urgjencën e QSUT i dënuar për
Një 73-vjeçar nga Fieri, i dënuar për “vrasje me dashje” dhe që po vuante dënimin në IEVP Lezhë, ka ndërruar jetë në ambientet e Urgjencës së QSUT-së.

Sipas Drejtorisë së Burgjeve, shtetasi A.B., i datëlindjes 1 korrik 1953, ishte transferuar fillimisht në burgun e Lezhës më 27 nëntor 2021, me masë mjekimi të detyruar, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Rreth një muaj më parë, më 17 maj 2026, ai ishte shtruar në urgjencën e QSUT-së pasi gjendja e tij u përkeqësua, fillimisht duke marrë trajtim në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe më pas në Tiranë.

Pavarësisht ndërhyrjes mjekësore dhe trajtimit të specializuar, ai ka ndërruar jetë në QSUT. Sipas njoftimit zyrtar, paraprakisht dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë “arrest kardiak”.

Të fundit