Flash News

E-TJERA

Ndërtimet pa leje “fundosin” zyrtarët në Sarandë, Prokuroria firmos 12 masa sigurie, mes tyre efektivë e biznesmenë

Ndërtimet pa leje “fundosin” zyrtarët në

Në kuadër të hetimeve për ndërtimet pa leje, Prokuroria e Sarandës ka lëshuar 12 masa sigurie për inspektorë, biznesmenë, oficerë dhe efektivë policie.

Është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi” për kryeinspektorin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Sarandë, Eduart Veliu.

Po ashtu, masa sigurie janë caktuar edhe për biznesmenin dhe pronarin e hotel “Oasis” Alqi Papa dhe oficerin e policisë Irakli Kociu.

Ndërkohë, është vënë në pranga Kristofor Shkrepa, specialist i policisë në Ksamil, ndërsa ndaj Kastriot Satka është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”.

Masë sigurie është vendosur edhe për pronarët e “Copacabana”, Arjola Dhrami dhe Xhaferr Bajo, objekt për të cilin më herët u arrestuan katër oficerë të Policisë së Shtetit, mes tyre edhe ish-shefi i policisë së Sarandës.

Masë sigurie edhe për ndërtuesin Merdar Koshi, i cili dyshohet se ka ndërtuar dy kate pa leje në qendër të Sarandës.

Të fundit