Flash News

E-TJERA

Ndoka: Ndërkombëtarët e kanë takuar Ramën 2 orë në zyrë, i kërkuan dorëheqjen

Ndoka: Ndërkombëtarët e kanë takuar Ramën 2 orë

Ish-deputeti Nard Ndoka ka deklaruar se dorëheqjen e kryeministrit Rama nuk e kërkojnë vetëm qytetarët dhe opozita.

I ftuar në studion e Euronews Albania, Ndoka tha se Rama ëhstë takuar në zyrën e tij me përfaqësues ndërkombëtarë për 2 orë. Sipas Ndokës, ata i kanë kërkuar Ramës të dorëzojë postin e kryeministrit.

“Ja ka kërkuar që të largohet edhe faktori ndërkombëtar, që mos të jetë pengesë për hetimin. Këto personazhe që e kanë sot nën hetim me mekanizmat e tyre që operojnë kanë pasur një takim në zyrën e tij përpara 5 javëve, 2 orë takim dhe i kanë kërkuar që të dorëhiqet nga posti i kryeministrit”, tha Ndoka.

Të fundit