Flash News
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
Panik në pushtet? Rama sulmon protestuesit që kërkojnë largimin e tij: Budallenj, mendje të cekëta
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë
Ndryshimet klimatike dhe kostot për Shqipërinë, VOA: Bashkitë kërkojnë të forcojnë kapacitetet për emergjencat

Shqipëria është një nga vendet më të ekspozuara në Evropë ndaj ndryshimeve klimatike dhe dëmet që shkaktohen nga dukuritë natyrore kanë kosto të larta.
Bashkitë po bëjnë përpjekje për të forcuar shërbimet lidhur me emergjencat, por nevojiten financime për shtimin e kapaciteteve sidomos në mjete.
Studiuesit shprehen se disa emergjenca sidomos ato të zjarreve kanë provuar së fundi nevojën për krijimin e një flote ajrore.
Ndryshimet klimatike po bëhen gjithnjë e më të prekshme në Shqipëri me thatësirën e gjatë të verës dhe me përmbytjet dhe rrëshqitjet masive gjatë dimrit.
Pasojat e fatkeqësive natyrore rriten për shumë komunitete të banorëve që preken, por edhe për mjedisin në përgjithësi, ku, sidomos, dëmet dhe pasojat nga zjarret janë afatgjata.
Tetë vite pas reformës territoriale Bashkitë kanë përgjegjësinë ligjore dhe administrative, për përballimin e fatkeqësive natyrore dhe ndihmën ndaj komuniteteve përmes shërbimeve të tyre.
Ligji shqiptar i detyron bashkitë të parashikojnë minimalisht 4 % të totalit të buxhetit vjetor të tyre për për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile.
Në Gjirokastër vëmendja për emergjencat përqendrohet në zonat ku ka pasur probleme sidomos nga përmbytjet apo rrëshqitjet, thotë inxhineri Spiro Diamanti që drejton sektorin e ujitjes dhe kullimit në Bashkinë Gjirokastër.
“Nga përvoja jonë shumëvjeçare në përballimin e situatave të emergjencës në bashkinë e Gjirokastrës ne kemi identifikuar të gjiha ato pika të nxehta ku mund të krijohen situata të tilla dhe kemi bërë një program pune për përballimin e tyre në prag të sezoni të dimrit”.
Vëmendja kryesore përqendrohet në mirëmbajtjen e e ujëmbledhësve thotë zoti Diamanti, në monitorimin e përvitshëm të digave dhe shkarkuesve të tyre dhe në ndërhyrjet në mirëmbajtje të tyre.
Bashkia e Gjirokastrës ka në administrimin e saj tetë ujëmbledhës të mëdhenj me qëllim vaditjen e tokave bujqësore të cilët gjatë periudhës së dimrit monitorohen nga ana jonë për sa i përket nivelit të ujit në ujëmbledhës por edhe të kontrollit tek shkarkuesit e ujërave të tepërta, ose shkarkuesi katastrofik, sic i themi ne në mënyrë që këta ujëmbledhësa te mos kenë probleme dhe të shkaktojnë përmbytje katastrofike.
Shqipëria ka rreth 630 sisteme rezervuarësh me diga, prej të cilëve, 307 konsiderohen me diga të larta me lartësi më të madhe se 15 metër ose rezervuarë të mëdhenj.
Mirëmbajtja dhe kontrolli i tyre është një sfidë për qeveritë vendore jo vetëm për të parandaluar dëmtimet e digave dhe mënjanimin e përmbytjeve, por edhe ruajtjen e rezervave ujore në disa prej tyre për të shërbyer gjatë verës për marrjen e ujit për shuarjen e zjarreve.
Inxhinieri Diamanti thotë më tej se ka nevojë për shtim të kapaciteteve për makineritë e rënda që nevojiten për këto ndërhyrje.
“Natyrisht ka nevojë shumë të madhe për kapacitete sidomos në lidhje me makineritë e rënda që ne kemi në dispozicion. Ato që ne kemi aktualisht janë shumë të vjetra dhe të konsumuara dhe kapaciteti i tyre është i ulët”.
Gjirokastra është një zonë që vit pas viti ka pasur probleme me erozionin dhe përmbytjet por edhe me zjarret gjatë sezonit të verës.
Bashkia e ka mbështetur repartin e zjarrfikës jo vetëm për ndërhyrjet në terren por për masat parandaluese për mbrojtjen e Qendrës Historike që mbrohet nga UNESCO.
Drejtuesi i shërbimit zjarrfikës Pëllumb Shalari thotë se një rrjet i ri për furnizimin me ujë të mjeteve zjarrfikëse është ndërtuar në zonën muzeale ku më parë mungonte kjo mundësi.
Vetëm në lagjen e sipërme janë montuar 26 hidrantë të cilët na vijnë shumë më ndihmë. Më parë e kemi pasur shumë të vështirë furnizimin e zjarrfikëseve pasi ka munguar ky rrjet. Qyteti i Gjirokastrës ka rrugica shumë të ngushta dhe është shumë e vështirë të ndërhysh në raste të zjarreve. Në kemi përshtatur një mjet për të kaluar në këto rrugica.
Zoti Shalari thotë se varësia institucionale e zjarrfikësve nga bashkitë është mjaft e dobishme për këtë shërbim dhe bashkëpunimi me bashkitë e tjera është mjaft i rëndësishëm, sidomos në situata emergjencash.
Zjarret masive të këtij viti si ai në masivin me pyjor të Pishë Poros në Fier kanë dëshmuar nevojën e ndërhyrjeve nga ajri. Shqipëria nuk ka një flotë me avionë për shuarjen e zjarreve.
“Ndërhyrjet nga ajri dhe mirëmbajtja e rezervuarve për të shërbyer edhe si depo uji në raste zjarresh është shumë e rëndësishme”, thotë thotë pedagogu i shkencave të natyrës Lulëzim Shuka.
Kushte klimatike tani favorizojnë përhapjen e shpejtë dhe daljen jashtë
kontrollit të këtyre zjarreve dhe flota ajrore është e domosdoshme. Dëmet që krijohen ng zjarret janë shumë më të mëdha se kostot e mbajtëses së një flote të tillë.
Ministria shqiptare e Mbrojtjes ka finalizuar së fundi Planin Kombëtar të Emergjencave Civile ndërkohë që organizimi i sistemit të Mbrojtjes Civile është në proces e sipër në Shqipëri.
Specialistët e fushës vlerësojnë se përmirësimet e strukturave duhet të shkojnë paralelisht me forcimin e kapaciteteve sidomos me mjete për të përballuar ekstremitetet natyrore që po bëhen gjithnjë e më të pranishme në Shqipëri./ VOA
Të fundit
Koçeku braktis PS-në, plas revolta: Dorëzo mandatin, në Kuvend hyre me votat e PS-së
15 Qershor 2026, 12:18
Deri në mars 2026, Veliaj dhe i vëllai kanë paguar 430 mijë dollarë për lobim
15 Qershor 2026, 12:05
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
15 Qershor 2026, 11:50
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
15 Qershor 2026, 11:35
Video/ "Kushner nuk po negocion, po arrin një m*t”, Rama humb toruan me gazetaren amerikane
15 Qershor 2026, 11:16
Digjet banesa, katër vëllezër humbin jetën nga zjarri në Greqi
15 Qershor 2026, 10:32
Merrte pagesa për aplikime dhe studime jashtë vendit, administratori përballet me gjykatën
15 Qershor 2026, 10:25
Vrasja në Mirditë, viktima i kishte shpëtuar një atentati tre muaj më parë
15 Qershor 2026, 10:07
16 ditë protestë/ Pollo: Asnjë përpjekje për dialog, pse nuk reagojnë institucionet?
15 Qershor 2026, 10:01
Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?
15 Qershor 2026, 09:37
Vritet me armë zjarri një person në Mirditë, identifikohet viktima
15 Qershor 2026, 08:54
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
15 Qershor 2026, 08:41
Temperaturat maksimalet arrijnë në 30°C, parashikimi i motit për sot
15 Qershor 2026, 07:57
Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin
15 Qershor 2026, 07:35
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
15 Qershor 2026, 07:00
Gjermania e nis vrullshëm Kupën e Botës 2026, mund 7-1 debutuesit e Kurasaos
14 Qershor 2026, 21:53
Mbyllet protesta, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Revolucion! Rama largohu!
14 Qershor 2026, 21:40
Persona të maskuar filmojnë turmën, qytetarët i evidentojnë me lazer
14 Qershor 2026, 21:18
Botëror 2026/ Turqia humbi, por fitoi famë tifozi “horror” që po bën xhiron e botës
14 Qershor 2026, 20:51
Forma e pazakontë e protestës në Holandë, shqiptarët në Hagë me këngë polifonike
14 Qershor 2026, 19:36
Sheshi “Skënderbej” mbushet plot, nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë
14 Qershor 2026, 18:46
Pushteti i korrupsionit dhe propagandës po shembet e mbi të Shqipëria reale po ngrihet
14 Qershor 2026, 18:24
Gjyqtarët e Botërorit 2026 me paga rekord
14 Qershor 2026, 17:59
“Rama ik” jehonë në Mynih, diaspora shqiptare në protestë në Gjermani
14 Qershor 2026, 17:38
Media gjermane ZDF jehonë protestave në Tiranë: Rritet presioni ndaj qeverisë Rama
14 Qershor 2026, 17:14
Arrestohen 5 serbë për masakrën e Reçakut, Prokuroria dhe Policia zbardhin detajet
14 Qershor 2026, 16:46
Reagim nga Brukseli për protestat në Shqipëri, PDE: Rama të dëgjojë zërin e qytetarëve
14 Qershor 2026, 16:24
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë
14 Qershor 2026, 15:38
Botërori 2026/ Gjermania dhe Holanda zbresin sot në fushë
14 Qershor 2026, 15:20
Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel
14 Qershor 2026, 15:01
Tragjedi në Prizren, 27-vjeçari vritet me thikë pas sherrit mes kushërinjve
14 Qershor 2026, 14:41
Haiti – Skocia, një ndeshje që riktheu magjinë e futbollit
14 Qershor 2026, 14:18
Shqipëria jashtë fushës, por në lojën e milionave të Botërorit
14 Qershor 2026, 13:58
Berisha - Ramës: Jep dorëheqjen, protestat nuk do të ndalen
14 Qershor 2026, 13:25
Marrëveshja për t’i dhënë fund luftës Iran-SHBA shumë afër
14 Qershor 2026, 12:58
Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës
14 Qershor 2026, 12:51
Barazimi në debutim, Ancelotti: Kupa nuk fitohet në ndeshjen e parë
14 Qershor 2026, 12:30
Përplasen dy mjete në aksin Pogradec–Lin, humb jetën një pasagjere, plagosen tre të tjerë
14 Qershor 2026, 12:16
Gjendet i pajetë 25-vjeçari në Astir
14 Qershor 2026, 11:28
Shqipëria, me një përqindje të lartë të vajzave që shkëlqejnë në matematikë
14 Qershor 2026, 11:14
Nga Tirana në New York, diaspora shqiptare ngrihet në protestë kundër Ramës
14 Qershor 2026, 10:51
Prej 2 javësh shqiptarët në shesh, Ramës i qan zemra për turizmin: Po dëmtohet sezoni
14 Qershor 2026, 10:14
Kina tejkalon Rusinë si investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore
14 Qershor 2026, 09:54
Tiranë/ Efektivi i jep fund jetës me armën e shërbimit
14 Qershor 2026, 09:37
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
14 Qershor 2026, 09:17
Revolta e “të përjashtuarve”
14 Qershor 2026, 08:59
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
14 Qershor 2026, 08:40
Temperatura deri në 34 gradë celsius, si parashikohet moti për sot
14 Qershor 2026, 08:28
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 Qershor 2026, 08:07
Ndeshja Brazil-Marok mund të nisë me vonesë, moti i keq kërcënon supersfidën e Botërorit
13 Qershor 2026, 21:54
“Dorëheqje, qeveri teknike, audit ndërkombëtar”, 6 kërkesat e diasporës para Kryeministrisë
13 Qershor 2026, 21:21
I riu nga Mirdita denoncon në protestë: Babait tim i vdiq pacienti për oksigjen në ambulancë
13 Qershor 2026, 20:02
Mjeku sfidon Ramën: Fëmijët e atyre që kishte dje në antimiting janë këtu në këtë shesh!
13 Qershor 2026, 19:34
Protestuesit rreshtojnë atlete para Kryeministrisë si simbol i emigrimit
13 Qershor 2026, 18:56
Berisha: Ta përcjellim një minutë e më parë Ramën, vetëm për shqiptarët nuk mendon
13 Qershor 2026, 18:40
Berisha: Shqipëria nuk mund të quhet kurrë vend i zhvilluar me një fshat të prapambetur
13 Qershor 2026, 18:03
Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë
13 Qershor 2026, 16:53
Dikur mbështetëse e Ramës, aktorja e njohur i bashkohet protestës masive në Tiranë
13 Qershor 2026, 16:30
“Për kë bën tifo në Botëror?” Berisha: Admiroj futbollistët që duken si 'supermenë' në fushë
13 Qershor 2026, 16:00
Ndërtoi pa leje, arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë
13 Qershor 2026, 15:39
Messi, Maradona apo Pele? Renditja e 10 legjendave më të mira të Kupës së Botës
13 Qershor 2026, 15:18
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23