Flash News

E-TJERA

Në Ditën e Europës, presidenti i KE i kujton Shqipërisë reformat për integrimin në BE

Në Ditën e Europës, presidenti i KE i kujton Shqipërisë

Me rastin e Ditës së Europës, presidenti i Këshillit Europian, António Costa, ka përcjellë një mesazh për qytetarët shqiptarë, ku riafirmon mbështetjen e Bashkimit Europian për integrimin e Shqipërisë dhe kërkon vijimin e reformave.

Në mesazhin e tij, Costa iu drejtua shqiptarëve si “anëtarë të ardhshëm të Bashkimit Europian”, duke theksuar se e ardhmja e Shqipërisë është brenda familjes europiane.

Ai vlerësoi progresin e bërë nga vendi gjatë vitit të fundit në procesin e negociatave, ndërsa nënvizoi se reformat mbeten kyçe për avancimin drejt anëtarësimit.

“Të dashur qytetarë shqiptarë! Po ju drejtohem sot si anëtarë të ardhshëm të Bashkimit Evropian. Në Ditën e Evropës, ne festojmë projektin tonë të përbashkët evropian, kur anëtarët tanë themelues zgjodhën unitetin mbi përçarjen dhe bashkëpunimin mbi konfliktin. Ata vendosën të ndërtojnë një të ardhme paqeje, lirie dhe prosperiteti mbi hirin e Luftës së Dytë Botërore. Ne besojmë se e ardhmja juaj është në Bashkimin Evropian. Po bëhet një punë e madhe për ta bërë këtë realitet. Shqipëria ka bërë një përparim të konsiderueshëm me negociatat gjatë vitit të kaluar. Ju inkurajoj të vazhdoni me vrullin e reformave”, shprehet Costa në videomesazh.

Të fundit