Flash News

E-TJERA

Në kërkim për aferën e inceneratorëve, arrestohet në Gjermani 30 vjeçari

Në kërkim për aferën e inceneratorëve, arrestohet

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar Silvester Drizës masën “arrest me burg” për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”.

Driza u kap në Freiburg, në Gjermani dhe është arrestuar me qëllim ekstradimi në Shqipëri. 30 vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK për hetimet në lidhje me inceneratorin e Fierit.

Sipas akuzës ai ishte administrator i shoqërisë “Sili shpk”, përmes së cilës Klodian Zoto ka realizuar një skemë të pagesave fiktive.  Në dosjen e SPAK-ut thuhet se kjo është bërë për të mbuluar dhe fshehur origjinën e paligjshme të shumave, transferimit të tyre. Këto pagesa janë bërë nga shoqëria koncensionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k, nëpërmjet transaksioneve fiktive në drejtim të shoqërive “Pivot 04” sh.p.k, me administrator shtetasin Arbër Denizi, “Sili”.

DOSJA E SPAK:

“I pandehuri Klodian Zoto, në cilësinë e aksionerit tek shoqëria “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k, si dhe të pandehurit Arenc Myrtezani dhe Loran Dusha, në cilësinë e administratorit të shoqërisë “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k., kanë përdorur një skemë fiktive të kryerjes së pagesave, për të mbuluar dhe për të fshehur natyrën e vërtetë të origjinës së paligjshme të shumave monetare, natyrën e vërtetë të transferimit dhe të zhvendosjes së tyre, të cilat në të vërtetë përbëjnë “përftim të parregullt”, si rrjedhim edhe produkt të veprës penale të korrupsionit. Këto pagesa të përfitimit të parregullt janë bërë nga shoqëria koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k, nëpërmjet transaksioneve fiktive në drejtim të shoqërive “Pivot 04” sh.p.k, me administrator shtetasin Arbër Denizi, “Sili” sh.p.k, me administrator shtetasin Silvestër Driza, “J.P.Y”sh.p.k, me administrator shtetasin Juri Ymeraj.”

Të fundit