Flash News

E-TJERA

Në kërkim për trafik narkotikësh, arrestohet në Belgjikë Gertin Aliu

Në kërkim për trafik narkotikësh, arrestohet në

Është arrestuar në Belgjikë Gertin Aliu, 44-vjeçari i shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit “Ura”.

Aliut iu caktua masa e sigurisë “arrest në burg” nga Prokuroria e Barit për trafik narkotikësh.

“Lokalizohet dhe kapet në Belgjikë, një shtetas i akuzuar nga Prokuroria e Barit, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikim të lëndëve narkotike.

Si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe bashkëpunimit policor ndërmjet homologëve të njësive të specializuara FAST, në vijim të operacionit “Ura”, Policia belge arrestoi në Belgjikë, shtetasin shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, G. A., 44 vjeç.

Prokuroria e Barit, në vitin 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale”, njofton policia.

Sipas hetimeve të SPAK, nga përgjimet telefonike dhe ambientale Gertin Aliu në bashkëpunim me shtetasin Adi Çoba, kishin lidhje me furnitorë të tjerë të lëndës narkotike në Shqipëri.

Të fundit